Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vijoi turin e sesioneve të trajnimit dhe edukimit, jashtë periudhës zgjedhore, në qytetin e Vlorës.
Trajnimi u zhvillua në sallën e Mbledhjeve të Bashkisë dhe në një nga univeristetet private. Ky trajnim u ndoq me interes nga nëpunësit e administratës publike, ish komisionerë zgjedhorë, trajnues, vëzhgues të zgjedhjeve të kaluara, përfaqësues të shoqërisë civile (OJF lokale), studentë, pedagogë, e të tjerë.
Pjesëmarrësit treguan interes për rolin dhe detyrat që Kodi Zgjedhor përcakton për njësitë e qeverisjes vendore në kuadër të hartimit, publikimit, shpalljes së listës së zgjedhësve, procedurat dhe afatet që ndiqen për të korrigjuar pasaktësi në listat e zgjedhësve, etj.

Veprimtaria e KQZ-së në qytetin e Vlorës u përmbyll me zhvillimin e sesionit edukues në shkollën e mesme ″Halim Xhelo″ , me të rinjtë dhe maturantë, që do të votojnë për herë të parë. Ky sesion u fokusua në rëndësinë e votës dhe parimet e të drejtës së votes ndërkohë që u simulua procesi i votimit ku të rinjtë ishin jo vetëm votues por edhe komisionerë.