Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 95 të Kodit të Procedurave Adminstrative i cili parashikon se:“Organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar mbi çështjen, kur objekti për të cilin kishte nisur procedura apo qëllimi i tij është bërë i pamundur”, ka deklaruar të përfunduar procedurën administrative në lidhje me shqyrtimin e rezultatit të vërifikimit të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme për deputetin z. Armando Prenga, në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, pasi heqja dorë nga mandati i deputetit, nga z. Armando Prenga, për të cilën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është vënë në dijeni zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë me shkresën nr. 735/1 prot, datë 27.02.2017, bën që objekti për cilin kishte nisur procedura administrative sa më sipër, është bërë i pamundur.