Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike i bën apel ekspertëve kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2016 në zbatim nenit 92 të Kodit Zgjedhor.
Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:
 Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të për jo më pak se 5 vjet.
 Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
 Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
 Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
 Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.
Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara për çdo parti palitike gjatë vitit kalendarik 2016.
Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 15.03.2017, këtë dokumentacion:
1- Kërkesë aplikimi;
2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.
Janë të lutur të gjithë ekspertët kontabël të cilët plotësojnë kriteret e sipërpërmendura, të aplikojnë pranë KQZ-së dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që ligji na ngarkon.