Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit të kërkesës ankimore 24, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr.157, datë 23.06.2015 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Klos”, paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Liberal Demokrat. KQZ hodhi shortin e relatoi kërkesën ankimore 24, dhe vendosi pranimin e kërkesës për shqyrtim.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit të kërkesës ankimore 25, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr.157, datë 23.06.2015 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Klos”, paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja e Legalitetit. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore 25, dhe vendosi pranimin e kërkesës për shqyrtim.
– Projekt-vendimin, Për hedhjen e shortit të kërkesës ankimore 26, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 62, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zubjektete zgjedhore, bashkia Ura Vajgurore”, paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Balli Kombëtar. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore 26, dhe vendosi kthimin për plotësim të kërkesës.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shorit të kërkesës ankimore 27, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 54, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për subjektete zgjedhore, bashkia Lushnje”, paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Balli Kombëtar. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore 27, dhe vendosi kthimin për plotësim të kërkesës.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit të kërkesës ankimore 28, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 26, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për QV nr. 1548, bashkia Vorë”, paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleaca Demokratike Shqiptare. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore 28, dhe vendosi kthimin për plotësim të kërkesës brenda 24 orëve.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit të kërkesës ankimore 29, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së, nr. 10, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për QV nr. 562, 563, 564, bashkia Has”, paraqitur nga subjekti, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore 29, dhe vendosi kthimin për plotësim të kërkesës.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit të kërkesës ankimore 30, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 17, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për QV nr. 1024, 940, 1025, 1027, 1028, 995, 998, bashkia Klos”, paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore 30, dhe vendosi kthimin për plotësim të kërkesës brenda 24 orëve.
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit të kërkesës ankimore 31, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 38, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për QV nr. 1934, bashkia Tiranë”, paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore 31, dhe vendosi kthimin për plotësim të kërkesës brenda 24 orëve.