Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, dhe shqyrtimin e kërkesës për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25.06.2017”.
2. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshim të Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.21 dhe ZAZ-së Nr.23, Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25.06.2017”.
3. “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja Nr.42, Bashkia Kavajë, për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve, të datës 25.06.2017”.
4. “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi që për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017 do të prodhohen gjithsej 3.518.657 fletë votimi.
5. “Për miratimin e përkthyesve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
6. “Për përdorimin e vulave të miratuara sipas Vendimit të KQZ-së nr.12, datë 12.01.2017 dhe të prodhuara, për zgjedhjet e datës 25.06.2017”.
7. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25.06.2017”.
8. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25.06.2017”.
9. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.06.2017”.
10. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Republikane, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.06.2017”.
11. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak, për kandidatët e mëposhtëm:
– Qarku Berat, Bashkia Berat, zj. Fatmira Mimiasi.
– Qarku Berat, Bashkia Kuçovë, zj. Brunilda Gega.
– Qarku Lezhë, Bashkia Berat, z. Ndrek Gazulli.
– Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, zj. Vera Doda.
– Qarku Kukës, Bashkia Kukës, zj. Adelina Shehu.
– Qarku Vlorë, Bashkia Delvinë, z. Spiro Çela.