Deklarata e Kryetares se KQZ-se, zj. Lefterije Luzi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bën me dije situatën aktuale lidhur me procesin e numërimit në të gjitha Zonat e Administrimit Zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.
Sot, është dita e 4 e procesit të numërimit të votave për kandidatët për kryetarët e bashkive dhe për kandidatët e këshillave bashkiakë, dhe aktualisht që flasim, numërimi i votave për kryetarët e bashkive ka përfunduar për të 61 bashkitë, në rang vendi.
Vlen të përmendim që numërimi i votave për kryetarët e bashkive në 90 ZAZ-të u krye me një ritëm të kënaqshëm, normalisht dhe në qetësi, me përjashtim të KZAZ-së nr.1, Bashkia Malësi e Madhe, për shkak të situatave të tensionuara që janë krijuar në vijimësi rreth ambjenteve të VNV-së, në orët e vona të mesnatës të ditës së djeshme.
Gjithsesi, falë ndërhyrjes së KQZ-së me vendimarrje për zgjidhjen e situatës, bashkëpunimit me forcat politike, për të pasur në VNV komisionerët e tyre, për vazhdimin e procesit të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë, si dhe dërgimit të inspektorëve të KQZ në këtë VNV, u bë e mundur numërimi i të gjitha kutive të votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe vazhdimi i numërimit me kutitë e tjera për këshillin e Bashkisë.
Duke qëndruar tek numërimi i votave për këshillat bashkiakë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndjek dhe monitoron procesin e numërimit, në të gjitha VNV-të, në të cilat ky proces nuk ka përfunduar.
Mund të themi që numërimi i votave për këshillat bashkiakë, në përgjithsi po ecën normalisht, me raste të veçanta të ndërprerjes së procesit të numërimit për shkak të pushimit të kërkuar nga disa KZAZ.
Më konkretisht:
Bashkia Malesia e Madhe, administruar nga KZAZ nr. 1, ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për kryetar, po vijohet me numërimin e kutive për këshillin e bashkisë. Kjo KZAZ nuk ka asnjë “kuti të parregullt”.
Bashkia Shkodër, KZAZ 2, mbeten për tu numëruar 73 kutitë e fundit për këshillin bashkiak.
Bashkia Lezhë, KZAZ 12 dhe KZAZ 13, mbeten për tu numëruar 5 kutitë e fundit për këshillin bashkiak.
Bashkia Krujë, KZAZ 20, kanë mbetur edhe 11 kuti për këshillin e bashkisë.
Bashkia Durrës, KZAZ 21, KZAZ 22, KZAZ 23, në total kanë 32 kuti të panumëruara për këshillin.
Bashkia Kamëz, KZAZ 27, mbeten për tu numëruar 40 kuti për këshillin.
Në rang vendi: mbeten për tu numëruar vetëm 167 kuti votimi për këshillat bashkiakë.
Janë deklaruar kuti votimi të marra në dorëzim si të parregullta, vetëm një kuti votimi për kryetar (KZAZ 12, Bashkia Lezhë), dhe dy kuti votimi për këshillin bashkiak (një në KZAZ 12, Bashkia Lezhë, dhe një në KZAZ 47, Bashkia Elbasan).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ripërsërit thirrjen ndaj KZAZ-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, të përmendura më lart, që të ndjekin të gjitha hapat ligjore për vazhdimin e procesit të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë, siç e parashikon Kodit Zgjedhor.
Më lejoni që të përcjell edhe disa të dhëna të cilat paraqesin interes për publikun;
Të dhëna për pjesmarrjen, marre nga QV-të që kanë dërguar të dhëna për rezultatet paraprake.