Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin, “Për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 21 qershorit 2015”.
Presidenti i Republikës me dekretin nr. 8844, datë 15.12.2014, caktoi datën 21 Qershor 2015 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Referuar dekretit të Presidentit, KQZ ka detyrim ligjor për organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore.
Për realizimin e këtij procesi, KQZ sot miratoi “Planin Orientues të Veprimeve”, i cili përbën një dokument bazë për nisjen e veprimtarisë së KQZ-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 21 të Kodit Zgjedhor.
Detajimi i veprimeve konkrete si dhe i afateve kohore brenda të cilave këto veprime duhet të ndërmerren, është bërë duke patur parasysh se pas çdo veprimi të paraqitur në këtë plan, qëndrojnë një sërë veprimesh, aktesh dhe procedurash të tjera dytësore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e tyre.