Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e dtës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. Për miratimin e manualit të trajnimit të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017.
2. Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit që do të përdoren nga KQV për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017.
3. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Fronti i Majtë për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
4. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Kristian Demokrate për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
5. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Lëvizja Puntore Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
6. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
Lidhur me shqyrtimin e rezultateve të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 për funksionarët publik, KQZ vendosi:
– T’i kërkohet Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë në lidhje me rezultatet e verifikimit për z. Armando Prenga, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Qarku Lezhë.
– T’i kërkohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, informacion i detajuar në lidhje me vendimin e formës së prerë për dënimin ndaj z. Basri Elezi, këshilltar në këshillin e Bashkisë Kukës.
Gjithashtu, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 për funksionarët publik, KQZ vendosi t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme, verifikim të thelluar për z. Bibe Kolaj, anëtarë i këshillit të bashkisë Pukë.