Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjene ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimet:
– “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarit të KZAZ-së, nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të anëtarëve të KZAZ-nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016.
– “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
– “Për regjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor në KQZ, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”.
KQZ vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore:
1. Partia “Fryma e Re Demokratike”
2. Partia Konservatore
3. Partia Demokracia e Re Europiane
4. Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë
5. Partia Aleanca Demokristiane
6. Partia Socialiste
7. Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim”
8. Partia Demokratike e Shqipërisë
9. Partia Uniteti Kombëtar
10. Partia Agrare Ambjentaliste
11. Partia Socialiste e Vërtetë 91
12. Partia “Lëvizja për ZhvillimKombëtar”
13. Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”
14. Partia Bashkimi Demokrat
15. Partia Kristian Demokrate
16. Partia Republikane e Shqipërisë
17. Partia Forca Albania
Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e projekt-vendimit “Për regjistrimin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat si subjekt zgjedhor në KQZ, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, të datës 20 nëntor 2016”, për në mbledhjen e ardhshme.