Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.19, të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore me objekt, “Kundërshtimin e vendimit nr.37 të KZAZ nr.19”, për mosregjistrimin e listës shumemërore për këshillin e Bashkisë Dibër. KQZ vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së dhe regjistrimin e listës shumëemërore të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore.

Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.20, të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore me objekt, “Kundërshtimin e vendimit nr.38 të KZAZ nr.19”, për mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Dibër. KQZ vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së dhe regjistrimin e kandidatit të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore.

Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.6, të paraqitur nga Partia Social Demokrate me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.53”, Bashkia Prrenjas, Qarku Elbasan. KQZ vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së dhe ç’regjistrimin e kandidatit të paraqitur nga Partia Social Demokrate.

Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.12, të paraqitur nga Partia Social Demokrate me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.01”, Bashkia Malesi e Madhe, Qarku Shkodër. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ

Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.18, të paraqitur nga Partia Social Demokrate me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.85”, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë. KQZ vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së dhe ç’regjistrimin e kandidatit të paraqitur nga Partia Social Demokrate.

Projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar Bashkie, në Patos, Dropull, Libohovë, Mallakastër, Roskovec, Divjakë, Kolonjë, Tepelenë, Devoll, Këlcyrë, Tropojë, Pustec, Maliq, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Për miratimin e përmbatjes së fletës së votimit për anëtarë në këshillat e bashkive në Tropojë, Kukës, Has, Roskoves, Tepelenë, Përmet, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Dropull, Mallakastër, Pustec, Pogradec, Kolonjë, Patos, Gjirokastër, Divjakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Për caktimin e vendit te numërimit të votave të ZAZ- së nr.42, qarku Tiranë për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Projekt-vendimin, “Për caktimin e vendit te numërimit të votave të ZAZ-së nr.64, qarku Berat, për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.

Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr. 334, datë 11.05.2015 “Për caktimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.49, qarku Elbasan për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr. 335, datë 11.05.2015 “Për caktimin e vendit te numërimit të votave të ZAZ-së nr.50, qarku Elbasan, për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të disa KZAZ-ve, dhe sekretarit të KZAZ-së nr.81, për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.