Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2019”.
KQZ vendosi miratimin e shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2019.
2. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, Partia e Gjelbër në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”.
KQZ vendosi të regjistrojë “Partinë e Gjelbërt”, me kryetar z. Edlir Petanaj dhe shkronja nistore “P.GJ”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Njoftim për shtyp 22.02.2019
