Ora 16.00- Informacion mbi përgatitjen e procesit zgjedhor për kryetar të bashkisë Dibër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se situata për tërheqjen e bazës materiale nga Komisionet e Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së, nr. 19, ka përmirësim. Nga 118 KQV kanë mbetur ende pa tërhequr bazën materiale zgjedhore 68 Komisione të Qendrave të Votimit. KQV-të të cilat ende nuk janë paraqitur për tërheqjen e bazës materiale zgjedhore janë kryesisht të njësisë administrative të Peshkopisë, Maqellarës.
Ndërkohë Komisionet e Qendrave të Votimit të Lurës, Kalasë së Dodës, Zall-Reçit dhe Selishtës, kanë përfunduar marrjen në dorëzim të bazës së materialeve zgjedhore.
Pavarësisht përmirësimit të situatës, afati ligjor nuk është arritur të respektohet, çka do të ndikojë në të gjithë procedurat e tjera lidhur me përgatitjen dhe organizimin e Qendrave të Votimit.
KQZ ripërsërit apelin ndaj partive politike që të dërgojnë menjëherë komisionerët e Qendrave të Votimit për të tërhequr bazën materiale zgjedhore.