Informacion mbi përgatitjen e procesit zgjedhor për kryetar të bashkisë Kolonjë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ka filluar procesi i votimit në të gjithë Qendrat e Votimit në Bashkinë Kolonjë.
Të gjithë Qendrat e Votimit janë hapur në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kolonjës, që të t’i drejtohen qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Faleminderit!