Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për shpërndarjen e mandateve midis partive politike për zonën zgjedhore qarku Berat, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Berat:
Partia Socialiste 4 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim 2 mandate
Partia Demokratike 1 mandat
2. “Për shpërndarjen e mandateve midis partive politike për zonën zgjedhore qarku Tiranë, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Tiranë:
Partia Socialiste 18 mandate
Partia Demokratike 11 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim 5 mandate
NJOFTIM PËR SHTYP 20.07.2017
