Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjet e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, Për ekzekutimin e vendimit nr.21 Akti, datë 19.06.2015 të Kolegjit Zgjedhor, në lidhje me kërkesën nr.6133 prot, datë 16.06.2015 të Partisë Demokratike. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës nr. 6133 prot., datë 16.06.2015 të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në lidhje me procedimin penal nr.916. datë 22.05.2015, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendimin nr. 337 datë 09.06.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe veprimet e prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Ambasadës Britanike”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetareve të “Agjensia Telegrafike Shqiptare dhe Fokus TV”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës  21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetareve të “Gazeta Shqip dhe RTSH, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetarëve të “”Lezha TV””, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës  21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, Për një shtesë të vendimit 679, dt.18.06.2015, për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Ballkan Youth Albania”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës  21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, Për një shtesë të vendimit 647, dt.15.06.2015, për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Mid’hat Frashëri”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore,  të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin,”Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të disa KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin Nr.423, datë 15.05.2015, “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së   Nr. 8, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit nr. 3304 dhe 33041, qarku Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore  të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për shkarkimin e kryetarit dhe dy anëtarëve KZAZ-së nr. 15, Qarku lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shkarkojë nga detyra kryetarin dhe anëtarët e KZAZ-së Nr. 15, Qarku Lezhë, z. Islam Ismajli, dhe anëtarët Edona Velia dhe Hajredin Ismaili, propozuar nga Partia Demokratike si dhe emërimin e kryetarit z. Gjovalin Laskaj dhe anëtarëve zj. Ornela Bibaj, z. Gentian Mehmeti dhe z. Esat Cakoni, e KZAZ-së Nr. 15, Qarku Lezhë, për zgjedhjet vendore të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratim dhënie autorizimi për ngritjen e dy qendrave të votimit të posaçme në bashkinë Peqin dhe Rrogozhinë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi të miratojë dhënien e autorizimit kryetarëve të bashkisë Peqin dhe bashkisë Rrogozhinë, për ngritjen e qendrave të votimit të posaçme, përkatësisht me nr.22732 në IEVP Peqin dhe më nr.22242 në IEVP Rrogozhinë, dhe të merren masat për paisjen e këtyre QV-ve me bazën e nevojshme zgjedhore dhe me emërimin e KQV-ve përkatëse.
– Projekt-vendimin, “Për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve KZAZ-së nr. 15, qarku Lezhë, z. Gjovalin Laskaj, zj. Ornela Bibaj, z. Gentian Mehmeti, z. Esat Cakoni dhe emërimin kryesisht të z. Fran Nezha, si anëtar të KZAZ-së nr. 15, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për sigurimin e fletëve të votimit shtesë për disa qendra votimi të posaçme, për zgjedhjet vendore të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për zëvëndësimin e vulës rezervë të Kryetarit të KQV-së nr. 1277/1, të ZAZ nr. 20, qarku Durrës, dhe vulës së sekretarit të KQV-së nr. 3896/1, të ZAZ nr. 67, qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
Mbledhjet e KQZ-së u ndoqën nga afër edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni.