Ditën e martë, dt. 20.09.2016, KQZ do të zhvillojë mbledhjen me rend dite; “Për hedhjen e shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, për vitin kalendarik 2015”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjitha partitë politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, të marrin pjesë në mbledhjen e KQZ-së, për zhvillimin e procedurave të hedhjes së shortit.
NJOFTIM PËR SHTYP 19.09.2016
