Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Gjirokastrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Erjon Veliaj”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kanidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër, z. Vladimir Kosta.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Fierit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Ilirjan Celibashi”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kanidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Fier, z. Anduel Xhindi.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Tiranës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj. Milena Harito”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kanidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, zj. Enkelejda Shkreli.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Fierit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj. Eglantina Gjermeni”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kanidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Fier, zj. Adelina Risto.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Qarkun e Tiranës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj.Klajda Gjosha”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kanidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun Tiranë, zj. Kejdi Mehmetaj.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Qarkun e Beratit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Nasip Naço”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kanidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun Berat, zj. Silva Caka.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Qarkun e Elbasanit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Edmond Haxhinasto”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit rtë Kuvendit të Shqipërisë, kanidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun Elbasan, znj. Miranda Rira.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE