Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, për shkak se nuk ka ardhur ende informacioni nga Zyra e Gjendjes Civile, vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarët z. Basri Elezi, z. Abedin Oruçi, z. Gjon Pjetri, z. Xhevdet Sopaj, z. Dashamir Tahiri.
Gjithashtu, për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiakë, KQZ vendosi t’u komunikojë këshillave bashkiakë vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë të vazhdojë verifikimin e plotë të tyre mbi bazën e ligjit nr. nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.