Ne datat 18-21 gusht, 2015, Shoqata e Trupave Zgjedhore Boterore (AWEB) organizon Konferencen e 2-te Boterore dhe Asamblene e Pergjithshme.
Kjo ngjarje, me rendesi te madhe per strukturat kombetare te ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve te 94 shteteve anetare te AWEB, kete vit, po zhvillohet ne Santo Domingo, Republika Domenikane.
Ne kete Konference, me ftese dhe mbeshtetje te organizatoreve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te Republikes se Shqiperise perfaqsohet nga Kryetarja, znj.Lefterie Luzi dhe Zv.Kryetari, z.Denar Biba.
Konferenca, ne diten e pare te saj, u nderua nga pjesmarrja e Presidentit te Republikes Domenikane, Kryetares se Parlamentit domenikan, anetare te qeverise dhe anetare te Gjykates Kushtetuese e te Larte te vendit.
Ne Konference, perfaqsuesit e trupave zgjedhore do te diskutojne dhe shkembejne eksperience ne lidhje me Rolin dhe Sfidat e Trupave Zgjedhore per te Garantuar Integritetin e Zgjedhjeve, qe eshte edhe tema kryesore e kesaj ngjarjeje.