Kryetarja e KQZ-së pret delegacionin e OSBE/ODIHR

Kryetarja e KQZ-së, zj. Lefterije Luzi dhe Zëvëndëskryetari, z. Denar Biba, pritën në një takim Delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR, të përfaqësuar nga Kryetarja e misionit, zj. Audrey Glover dhe Eksperti i lartë zgjedhor, z. Richard Lappin.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe implementimin e tyre në reformën e ardhshme zgjedhore.