Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesit afatshkurtër të Ambasadës Sllovake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Zgjedhor Shtetëror të Maqedonisë, për vezhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të National Demokratik Institutë (NDI), për vezhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Albania Life Quality Union”për vezhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës të organizatës “OJF RIGA”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”. KQZ vendosi refuzimin për akreditim, pasi dokumentacioni i paraqitur nga organizata “OJF RIGA”, ishte jo i plotë.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Lëvizja Libertas Albania”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetarëve të “Media Nord dhe TV1 Channel, Ora News, Birn, UTV news dhe RTSH”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e venndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të disa KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vulës së KZAZ-së nr. 11, Qarku Kukës dhe zëvëndësimin me vulë rezervë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.