Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kryetarëve të Komunave/Bashkive, të cilët nuk kanë dorëzuar në KQZ të dhënat për Qendrat e Votimt së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sanksione administrative (gjoba) për:
1. Z.Afrim Mikli, Kryetar i Komunës Muhur, Qarku Dibër, në masën 50.000 lekëve.
2. Z. Reshit Fraholli, Kryetar i Komunës Çërravë, Qarku Korçë, në masën 10.000 lekëve.
3. Z. Jakup Beqiri, Kryetar i Komunës Kolonjë, Qarku Fier, në masën 10.000 lekëve.
4. Z. Sulejman Ibrahimi, Kryetar i Komunës Ishëm, Qarku Durrës, në masën 50.000 lekëve.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pushimin e procedurës
për marrjen e sanksioneve administrative për :
1. Z.Aranit Skepi, Kryetar i Komunës Fushë-Cidhen, Qarku Dibër ;
2. Z.Xhevat Mollca, Kryetar i Komunës Ana e Malit, Qarku Shkodër;
3. Z.Viktor Popaj, Kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër;
4. Z. Zef Doçi, Kryetar i Komunës Balldren i Ri, Qarku Lezhë;
5. Z.Sokrat Spiro, Kryetar i Komunës, Finiq, Qarku Vlorë;
6. Z.Gilberto Jaçe, Kryetar i Bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër;
7. Z. Dalip Kanaçi, Kryetar i Komunës Otllak, Qarku Berat;
– Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjve shqyrtoi dhe miratoi me 6 vota pro:
Projekt-vendimin, “ Për miratimin e Manualit të KZAZ-së, Pjesa e Parë, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015”.