Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, z. Artur Zoto relatoi mbi ecurinë e procesit të regjistrimit të shtetasve, të cilët vuajnë dënimin në disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale, për përfshirjen e tyre në listat e zgjedhësve, për numrin e QV të posaçme që duhet të ngrihen dhe numrin e zgjedhësve në to, në mënyrë që KQZ të marrë masat e nevojshme për sigurimin e bazës materiale zgjedhore të nevojshme.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme KQZ shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e numrit të kutive të votimit rezervë që do të dërgohen në çdo KZAZ, për administrimin e zgjedhjeve, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të OSBE/ODIHR”, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Këshillit të Europës, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Institutit të Studimeve Politike, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Spanjolle, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Mid’hat Frashërit, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, për tërheqjen nga kandidimi të kandidatit për kryetar bashkie z.Altin Gjon Biba”, Bashkia Kurbin. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, për tërheqjen nga kandidimi të kandidatit për kryetar bashkie z. Altin Gjon Biba”, Bashkia Kurbin.
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e raportit të javës së tretë të Bordit të Monitorimit të Mediave, nga data 04.06.2015 deri më datë 13.06.2015”. KQZ vendosi masat administrative (gjobë), 1.5 milionë lekë për operatorin Antena Nord, për për prishjen e balancës kohore për transmetimin e fushatës zgjedhore dhe 2 milionw lekw gjobw për operatorin Vlora Channel, për mos zbatimin e vendimit të KQZ-së, si dhe ndërprerjen e transmetimit të materialeve denigruese.