Në përfundim të hetimit administrativ të dy kërkesave ankimore, nr.2 dhe nr.4, të paraqitura nga subjektet zgjedhore PDIU dhe PS, të cilat kishin si objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KQZ-së nr. 522, të datës 04.07.2017, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pranimin e kërkesave dhe ndryshimin e vendimit e KQZ-së nr. 522 datë 04.07.2017, “Për nxjerrjen e rrezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë”, që ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore qarku Tiranë.