Komisioni Qendor i Zgjedhjeve zhvilloi Analizën Vjetore të Punës, “Ecuria e Zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 qershor 2013
– Sfidat dhe vizioni për procest e ardhshme zgjedhore”.
Të gjitha Drejtoritë; Drejtoria Juridike, Drejtoria e Financës, Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore, Drejtoria e Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtoria e Burimeve Njërëzorë analizuan ecurinë e zgjedhjeve të 23 qershorit, hapat konkret për mirëorganizimin dhe mirëadministrimin e procesit zgjedhor si dhe problematikat e hasura gjatë punës.
Temat ku u përqëndrua Analiza Vjetore e Punës së KQZ-së vijon si më poshtë;
– Këndvështrim i përgjithshëm: Ecuria e procesit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 qershor 2013
– Organizimi i administratës së KQZ-së dhe rekrutimi i personelit të përkohshëm
– Bashkëpunimi me partnerët & donatorët. Procesi i regjistrimit të Vëzhguesve vendas dhe të huaj
– Përgatitja e Projekt-akteve & vendimmarrja e KQZ-së. Puna e BMM. Procesi i ankimit në KQZ dhe Kolegjin zgjedhor. Parandalimi dhe ndëshkimi i praktikave antiligjore ne zgjedhje
– Planifikimi & Zbatimi i Buxhetit për Zgjedhjet. Financimi i Partive Politike
– Përgatitja & Organizimi Logjistikës Zgjedhore, efektet & pasojat ditën e zgjedhjeve. Çfarë duhet për një infrastrukturë më të mirë
– Dinamika e procesit të ngritjes dhe funksionimit të administratës zgjedhore (niveli i dytë, i tretë dhe grupet e numërimit); si dhe i Zyrave Rajonale Zgjedhore
– Trajnimi i komisionerëve zgjedhorë dhe numëruesve. Realizime, problematika, reflektime për përmirësime në të ardhmen
– Fushata e edukimit të zgjedhësve 2013, risi dhe përmirësime
– Aplikimi i TIK në zgjedhje. Transmetimi i rezultateve Paraprake. Projektet SEN/SEV.
Pas trajtimit të problematikave të vërejtura gjatë vitit zgjedhor 2013 u propozuan edhe projekt-ide për zgjidhjen e këtyrë problemeve por edhe për përmirësimin e punës për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë analizës në fokus ishin edhe gjetjet e rekomandimet e Raporti të OSBE/ODIHR-it në funksion të përmirësimit të zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë.
Analiza u zhvillua dy ditë me radhë më mbështetjen financiare të OSBE-së ku të ftuar ishin përfaqësues OSBE, të Këshillit të Europës, IFES dhe përfaqësues të partive politike.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE