Kryetarja e KQZ-së takon Zonjën Blair

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Znj. Lefterije Luzi u takua me Znj. Cherie Blair, gjatë aktivitetit me temë, “Rritja e rolit drejtues të grave në jetën politike, publike, në media e biznes – Fuqizim i gjithë shoqërisë”.
Në këtë aktivitet morën pjesë gra të cilat kanë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike e publike, në fushën e biznesit dhe të medias, duke evidentuar se rritja e rolit drejtues të grave është një shtysë për fuqizimin e gjithë shoqërisë.