Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për caktimin e kohës së transmetimit në Radiotelevizionin Publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”. KQZ vendosi:

1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej 60 minuta, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partisë parlamentare, Partia Socialiste e Shqipërisë.

2. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 30 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive parlamentare si më poshtë:
Lëvizja Socialiste për Integrim;
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet;
Partia Kristian Demokrate;

3. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 Qershor 2017, të partive jo parlamentare si më poshtë:
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia Aleanca Demokratike
Partia Aleanca Demokristiane
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Fryma e Re Demokratike
Partia Demokracia Sociale
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Socialdemokrate
Lista e Barabartë
Partia Sfida për Shqipërinë

– “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.48 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.
– “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së Nr.39 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.
– “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.
– “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 18 Qershor 2017”.
KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 39 (tridhjetë e nëntë) vëzhguesve afatgjatë.
– “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 18 Qershor 2017”.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) , për akreditimin e 7 (shtatë) vëzhguesve afatgjatë.