Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Vlorës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, Qarku Vlorë, z. Edmond Dhimitraq Leka.