Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi;

–       Projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatë për këshillin e bashkisë, Bashkia Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

–       Projekt-vendimin,  “Për shqyrtimin e Raportit të Bordit të Monitorimit të Medias, për periudhën 22.05.2015-04.06.2015, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi:

1-   Të urdhërojë operatorin Televizionin Publik Shqiptar të kompesojnë me kohë transmetimi shtesë për edicionet informative, partitë parlamentare të cilat kanë marrë deri në 20% të vendeve në kuvend me te njejten mase qe i ka dhene subjektit, Lëvizja Socialiste për Integrim, brenda 48 orëve.

2-   Të urdhërojë kompesimin e partive parlamentare që kanë deri në 20% të vendeve në Kuvend me kohë transmetimi shtesë deri në ½ e kohës që kanë partitë parlamentare me mbi 20% të vendeve në kuvend për edicionet informative, brenda datë 13 qershor 2015, operatorët telëvizivë si më poshtë:

a)    Top Channel

b)   TV Klan

c)    Vizion Plus

d)   Ora News

e)    Top News

f)       Abc News

g)    News 24

h)   A1 Report

i)        Albanian Screen

j)        Ufo Tv

k)   Agon Channel

l)        Channel One

m) Antena Nord

n)   TV Rozafa

 

3-   Të urdhëroj operatorin Ora News, të bllokojë transmetimin e reklamave politike, të subjektit zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim.

4-   Të urdhëroj transmetimin e reklameve politike, brenda orareve të përcaktuara në nenin 84, pika 7 të Kodit Zgjedhor  (ora 15.00-18.00 dhe ora 21.00-24.00), për operatorët si më poshtë:

a)    Tv Klan

b)   AS

c)    Agon Channel

d)   Channel One

e)    Abc News

f)     A1 Report

g)    Ora News

5-   Të urdhëroj operatorin vendor Vlora Channel të bllokoj transmetimin e materialit denigrues për kandidatin për kryetar, bashkia Vlorë, propozuar nga Koalicioni APPD, në të cilin jepen fragmente nga fushata e tij dhe pjesë nga filmat e vjetër shqiptar.

–       Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

–       Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Ambasadës Hollandeze, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

–       Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Italiane, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

–        “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Hungareze, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

–        “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Observatori”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

–       Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Miqësi dhe Bashkëpunim me Europën”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

–       Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në Vendimin nr. 446, dtaë 19.05.2015, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

–       Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi problematikat e shfaqura lidhur me ndryshimet e disa qendrave të votimit nga subjekte të interesuara, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”