Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 7 Maj 2017”.
2. “Për emërimin e anëtarëve të KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 Maj 2017”.
3. “Për emërimin kryesisht të sekretarit të KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 Maj 2017”.
4. “Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 Maj 2017”.
KQZ vendosi ngritjen e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 42 dhe mbledhja e parë e KZAZ-së, të zhvillohet ditën e enjte, datë 6 Prill 2017, ora 10.00, në zyrën e KZAZ-së, Kavajë.
5. “Për miratimin e Manualit të Punës së KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, datë 7 Maj 2017”.
6. “Për një ndryshim në vendimin nr.45, datë 17.02.2017 “Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të kandidimit që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.
Me ndryshimin e miratuar nga KQZ në vendimin nr. 45, të datës 17.02.2017, për zgjedhjet për Kuvend, partitë politike bashkëlidhur me dokumentacionin e kandidimit, duhet të depozitojnë dhe jetëshkrim (CV) për secilin kandidat. Jetëshkrimi për çdo kandidat për deputet, do të publikohet në faqen e zyrtare të internetit të KQZ-së, për të qenë e aksesueshme lehtësisht nga zgjedhësit.
7. “Për regjistrimin e disa partive politike si subjekte zgjedhore për zgjedhjete pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 07 Maj 2017”.
KQZ vendosi të regjistrojë partitë poltike:
a. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
b. Partia Socialiste
c. Partia Unitetit Kombëtar
8. “Për disa shtesa në vendimin nr.14 datë 12.01.2017 “Për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18 qershor 2017”.
9. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak për kandidatët:
a. Qarku Elbasan, Bashkai Elbasan, z. Sokol Sinani
b. Qarku Korçë, Bashkia Maliq, z. Vasil Skënder Nurka
c. Qarku Korçë, Bashkia Maliq, zj. Jorgjenika Muçolla
d. Qarku Shkodër, Bashkia Malësi e Madhe, zj. Luljeta Vulaj
e. Qarku Tiranë, Bashkia Rrogozhinë, zj. Mejte Saliu
f. Qarku Tiranë, Bashkia Kavajë, z. Manxhuel Kodra.

10.“Për lirimin dhe emërimin e një anëtari të KZAZ-së nr. 41, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”.