Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin:
“Shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 për funksionarin publik, z.Agron Faslli Kapllanaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër”.
KQZ votoi me 4 vota kundër dhe 3 pro, propozimin e dy anëtarëve të KQZ-së për shpalljen e pavlefshëm dhe ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, z. Agron Kapllanaj.