NJOFTIM PËR PUNËSIM
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të Vendimit Nr. 3, datë 19.02.2016 “Për hapjen e kutive të votimit dhe të kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015, administrimit të dokumentacionit zgjedhor si dhe të asgjësimit të fletëve të votimit, kërkon të punësojë personel shtesë të përkohshëm si më poshtë:
10 Specialistë me afat kohor 45 ditë.
Kritere të veçanta të përzgjedhjes:
• Të ketë arsim të lartë.
• Avantazh të ketë përvojë pune në këtë fushë.
• Të ketë aftësi komunikimi dhe manaxhimi.
5 Operatorë, me afat kohor 45 ditë.
Kritere të veçanta të përzgjedhjes:
• Të ketë arsim të mesëm dhe përvojë pune në këtë lloj shërbimi.
• Të përdorë lehtësisht programet bazë kompjuterike.
35 Punëtorë, me afat kohor 45 ditë.
Kritere të veçanta të përzgjedhjes:
• Avantazh, të ketë arsim të mesëm dhe përvojë pune në këtë lloj shërbimi.
Kërkuesit duhet të paraqesin, brenda datës 30.03.2016, në Zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentacionin si vijon:
Për Specialistë:
– Kërkesë me shkrim për aplikim;
– Dokument identifikimi;
– Curriculum Vitae;
– Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje);
– Librezë pune ose vërtetim zyrtar për kohën e punës;
– Dëshmi të gjëndjes gjyqësore;
– Deklaratë me shkrim që nuk është i punësuar në një punë tjetër;
Për Operatorë dhe punëtorë:
– Kërkesë me shkrim për punësim;
– Dokument identifikimi;
– Dëftesë të arsimit shkollor;
– Vërtetim të gjendjes gjyqsore;
– Deklaratë me shkrim që nuk është i punësuar diku tjetër.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve