Njoftim
Njoftim për kandidatin që do të vazhdojë konkurrimin për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin e punës specialist në Drejtorinë e Financës
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën në provë dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Kreu II pika 9, pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve ligjore, njoftojmë se:
– znj.Enxhi PODGORICA
është kandidati që plotëson kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta për të vazhduar konkurrimin në procedurën “pranimi në shërbimin civil” për pozicionin e punës, specialist për auditimin e fondeve të partive politike, në Drejtorinë e Financës.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë më 24.11.2017