Njoftim për kandidatin që do të testohet me shkrim dhe me gojë për pozicionin e punës Specialist (inspektor) në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22, pika 3 gërma a dhe pika 4, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi” pika 4 gërma b , Ju njoftojmë se, pas vlerësimit paraprak të kandidatëve, zj.Klodiana Nogu do të vazhdojë konkurimin, në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për vendin e lirë të punës specialist (inspektor), në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve