Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, zhvilloi seancë publike për shqyrtimin e projektvendimit, “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për funksionarin publik, z. Armand Halit Rama, me funksion këshilltar në këshillin e bashkisë Tiranë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Pas kërkesës së të interesuarit, z. Armand Rama, Komisioneri vendosi shtyrjen e seancës për në ditën e Martë, datë 22.12.2020, në orën 12:00.