Njoftim për fituesin e konkursit, për pozicionin e punës, shef sektori për kontrollin finaciar të partive politike, në Drejtorinë e Financës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V, nenit 26, pikës 7, gërma a, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 36, ju njoftojmë se u zhvilluan procedurat e konkurimit për ngritje në detyrë për pozicionin e punës, shef sektori për kontrollin financiar të partive politike, në Drejtorinë e Financës.
Komisioni i Përhershëm i Ngritjes në Detyrë, në përfundim të procedures së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fitues kandidatin z. Blendi Kodra për pozicionin e punës, shef sektori i kontrollit dhe financimit të Partive Politike, në Drejtorinë e Financës.
Drejtoria e BurimeveNjerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve