Njoftim për  fituesin e konkursit, për pozicionin e punës, shef sektori për kontrollin finaciar të partive politike, në Drejtorinë e Financës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreut V, nenit 26, pikës 7, gërma a,  dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika   36,   ju njoftojmë se u zhvilluan procedurat e konkurimit për ngritje në detyrë për pozicionin e punës, shef sektori për kontrollin financiar  të partive politike, në Drejtorinë e Financës.

Komisioni i Përhershëm i Ngritjes në Detyrë, në përfundim të procedures së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fitues kandidatin z. Blendi Kodra për pozicionin e punës, shef sektori i kontrollit dhe financimit të  Partive Politike, në Drejtorinë e Financës.

Drejtoria e BurimeveNjerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve