NJOFTIM

Për përfundimin e procedurës të shpallur lëvizje paralele për pozicionin e  punës, Përgjegjës Sektori për Edukimin e Zgjedhësve në DKZTEZ, pa kandidatë.

Për procedurën e shpallur lëvizje paralele për pozicionin e punës Përgjegjës i Sektorit të Edukimit të Zgjedhësve, në DKZTEZ, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, procedura mbyllet pa  kandidatë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 ” Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët, apo të mesme drejtuese ”, VKM nr.242, datë 18.03.2015  “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, nëse rezulton të mos ketë kandidatura, do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, ngritje në detyrë, si dhe me  procedurën e hapur  edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e veçanta për këtë vend pune.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  

Tiranë më 16.03.2018