Në zbatim të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” neni 42 dhe neni 164 paragrafi 2 gërma “c”, njoftimit nr.1826/1 prot., datë 03.11.2020 të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore për shpalljen e listës paraprake të kandidatit që përmbush kushtet dhe kërkesat e veçanta për lëvizjen paralele njoftojmë se:
Për shkak të pjesëmarrjes së një kandidati dhe mosparaqitjes të asnjë aplikimi tjetër për konkurrim, rëndësisë së momentit në të cilin KQZ ndodhet, me qëllim mirëadministrimin dhe organizimin e procesit zgjedhor, të Kuvendit të Shqipërisë, çmohet e nevojshme plotësimi i pozicionit punes Drejtor i Drejtorisë Juridike.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datë 07.11.2020 në ambientet e KQZ-së, ora 10:00.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet ëëë.cec.org.al.
KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
Drejtoria e Burimeve Njerëzore