NJOFTIM
Në zbatim të ligjit nr.152/2013,datë 30.05.2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, Neni 25, Kreu V-“Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin,lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia përgjegjëse në, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton se;
Nga procedura e lëvizjes paralele për 1(një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, në pozicionin specialist, në sektorin për kontrollin e financimit të partive politike, në Drejtorinë e Financës, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil” Neni 22, ” të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil “,i ndryshuar, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, ashtu siç është parshikuar dhe në njoftimin e publikuar.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve