Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zhvilloi sesione edukimi dhe trajnimi zgjedhor me maturantët e Shkollës së Mesme Industriale “Beqir Çela” në qytetin e Durrësit.

Bashkëpunimi me Drejtorinë dhe stafin pedagogjik të shkollës, infrastruktura bashkëkohore e ambienteve, mundësoi që sesionet ku morën pjesë mbi 100 maturantë, të zhvilloheshin në pesë matura njëherazi, duke siguruar  pjesëmarrjen aktive të të rinjve në diskutime.

Maturantët, pritën me mjaft interes trajtimin e temave lidhur me rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, votës së lirë, të fshehtë dhe të pandikuar, veprat penale që cënojnë votën  e lirë dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe dënimin penal për to.

Simulimi i procesit të votimit, ku të rinjtë u angazhuan si komisionerë, vëzhgues, dhe votues qartësoi veprimet që kryen zgjedhësi në qendrën e votimit, detyrat dhe përgjegjësitë e komisionerëve, të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve.

 

Të rinjtë vlerësuan rëndësinë e trajtimit të temave që lidhen me zgjedhjet, që si profesionistë të së nesërmes, të jenë të mirë informuar dhe të ndërgjegjshëm për ushtrimin e rolit të tyre qytetar për demokracinë në vend.