Deklarata e Zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
Referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor nenit 67, pika 1 dhe 2 dhe nenin 70 pika 1, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore që do të zhvillohen më datë 21 qershor 2015, kandidatët për kryetar bashkie dhe lista e kandidatëve për këshillat bashkiak regjistrohen sipas rastit në KQZ apo KZAZ-të përkatëse, jo më vonë se 50 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
Afati e sipërcituar është i vlefshëm për partitë politike që konkurojnë më vete, partitë politike pjesëtare të dy koalicioneve të regjistruara në KQZ, si dhe për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
KQZ ju bën me dije se duke qënë se data 1, 2 dhe 3 maj përkojnë me ditë pushimi zyrtar, afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, është dita e Hënë, datë 4 maj ora 18.00.
Gjithashtu ju kujtojmë sa data e fillimit të fushatës zgjedhore nga partitë politike është data 22 maj.