Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 116, të datës 03.04.2017, vendosi ngritjen e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Mbledhja e parë e KZAZ-ve, në të gjithë vendin, do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe ditën e enjte, datë 5 dhe 6 Prill 2017, ora 10.00, në zyrat e KZAZ-ve në të gjithë vendin.
Në datën 5 Prill do të konstituohen KZAZ-të e të gjithë vendit, ndërsa KZAZ-të e qarkut të Tiranës do të konstituohen në datën 6 prill.
KQZ i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe sekretarëve të emëruar mbi bazën e propozimeve të partive politike apo të emëruar kryesisht nga KQZ, që të jenë prezent në zyrat e KZAZ-vë ku janë të emëruar, për të realizuar mbledhjen e parë të KZAZ-ve sipas procedurave të Kodit Zgjedhor.
KQZ do të ndjekë dhe monitorojë këtë moment të rëndësishëm të procesit zgjedhor të datës 18 qershor, përmes nëpunësve të Administratës së KQZ-së dhe Inspektorëve Rajonalë Zgjedhorë, të cilët do të jenë prezent gjatë zhvillimit të mbledhjeve të para të KZAZ-ve në të gjithë vendin.