Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, lidhur me propozimet për Bordin e Monitorimit të Medias.

Jemi sot këtu për ndarë me ju shqetësimin që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me njoftimin e organizatave jofitimprurëse të cilat operojnë në fushën e medias dhe në bazë të nenit 85/1, gërma c, të Kodit Zgjedhor, kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ju bën me dije se është i angazhuar të ngrejë Bordin e Monitorimit të Medias i cili do të monitorojë pasqyrimin e fushatës zgjedhore të 18 Qershorit 2017, në radio-televizionin publik dhe ato private. Për këtë arsye, i ka kërkuar Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, listën e organizatave jofitimprurëse të regjistruara, që operojnë në fushën e medias dhe që në përputhje me nenin 85/1, të Kodit Zgjedhor, janë regjistruar të paktën 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve menjëherë pas marrjes së kësaj liste ka bërë njoftimet e këtyre organizatave, sipas emrit dhe adresës të përcaktuar në vendimin e rregjistrimit në gjykatë, për të sjellin propozimet për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias. Pas dërgimit të njoftimit në adresat e marra në vendimet e gjykatës për regjistrimin e tyre, KQZ konstaton me shqetësim se një pjesë e organizatave jofitimprurëse nuk e kanë marrë njoftimin.

Konkretisht nga 83 organizata në total, 57 prej tyre nuk e kanë marrë njoftimin dhe sipas përgjigjes së Shërbimit të Postës Shqiptare,

shkak i mos marrjes së njoftimit nga organizatat, ka qenë fakti se adresat të cilat janë marrë nga vendimet e gjykatës, nuk janë të sakta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike, ju bën thirrje të gjithë organizatave jofitimprurëse që operojnë në fushën e medias dhe që janë pjesë e listës së vënë në dispozicion nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, të sjellin pranë KQZ-së propozimet e tyre, me jo më pak se 3 kandidatë për anëtarë të Bordit të Monitorimit të Medias, brenda datës 25 Mars.

Duam t’ju rikujtojmë organizatave, se kandidatët për anëtarët e BMM-së duhet të plotësojnë këto kritere:

a) Të jenë me arsim të lartë;

b) Të kenë përvojë pune, si gazetarë, jo më pak se tre vjet në median vizive ose atë të shkruar apo të jenë analistë ose studiues të mediave;

c) Të mos jenë dënuar për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë;

d) Të mos kenë qënë anëtar të forumeve drejtuese të partive politike ne 3 vitet e fundit.

Listën e plotë të OJF-ve që operojnë në fushën e medias dhe që janë të regjistruara të paktën 1 vit përpara datës së zgjedhjeve, të cilën KQZ e ka marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, do t’u shpërndahet të gjithë mediave por gjithashtu, do ta gjeni edhe në faqen zyrtare të internetit, www.cec.org.al.

Ju faleminderit!

Lista e ojf-ve te regjistruara ne Gjykate

1. “Qendra e Medias Obelisk” (QMO) Lagjia “18 Shtatori”, prane butik Loena, Gjirokaster

2. “Qendra e Promovimit të Artit, Kulturës dhe Librit” , lagjia nr. 4, Rr.“Skenderbeu” Durres

3. “Qendra Instituti i Promovimit Mediatik të Vlerave Sociale e Urbane” Rr. “Beqir Luga”, pallati 3, shk. 2, ap.2, Tirane.

4. “Qendra Instituti për Zhvillimin e Mediave të Pavarura Larry Post” Rr. E “kavajes”, pallatet Cafod, pallati C, shk. 3, Ap. 16 Tirane

5. “Qendra Medianet” rr. “At Gjecovi”, nr.20 Tirane

6. “Qendra Për Emancipimin Ekonomik të Medias” Rr. “Myslym Shyri” pallati 44, shk.3, ap. 26. Tirane

7. “Qendra për Transparencën dhe Informimin e Lirë”, Rr. “Muhamet Gjollesha” , Pallati 2/3, ap. 9. Tirane.

8. “Qendra Shqiptare e Monitorimit të Medias” Kopeshti Botanik, blloku ABC construction, shk.1 , Ap. 8/c Tirane.

9. “Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim” (QSHZHI) Rr. “Muhamet Gjollesha” pallati. 60, shk 1 , ap. 7. Tirane

10. “Qendra Instituti Mediatik për Demokraci dhe Zhvillim” Rr. “Hamdi Pepa” , Selite e vogel, Tirane.

11. “Qendra No Limits” Rr. “Komuna e Parisit”, pallati 1, shk. 2, ap. 13, Tirane.

12. “Qendra Rromani Baxt Media Center” Rr. “Halil Bega”, nr 28, Tirane.

13. “Qendra A.R.G” Rr. “Pjeter Bogdani”, pallati 7/1, ap 13. Tirane

14. “Qendra për Promovimin e Qytetarisë Demokracisë dhe Kulturës Europiane”

15. (CCDECP)Rr. “Kavajes”, pallati 112, seksioni 2, ap 9. Tirane

16. “Qendra Forumi i Mendimit të Lirë” Rr. “Artan Lenja”, pallati 6, ap.13. Tirane.

17. “Qendra Agjencia Joniane e Medias, Mjedisit dhe Informacionit” (AJMMI) Rr. “ Skenderbeu”, prane radio Saranda, Sarande.

18. “Qendra Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri-Balkan Investigative Reporting Network, Albania” (BIRN Albania), Rr. “Asim Vokshi”, nr 39, Tirane.

19. “Qendra Mediatike Shqiptare për Sensibilizim, Zhvillim dhe Mbrojtje Sociale KURAJO” (QMSHSZHMS-KURAJO) Rr. “Ali Kelmendi”, lagjia nr.6, Kombinat, pallati 39, ap.3. Tirane

20. “Qendra Kolektivi i Raportimit Tirane – Tirana Reporting Collective” Rr. “Gjergj Fishta”, kulla 5, ap. 14 D/2, Tirane

21. “Qendra e Medias Ekonomike dhe Sociale” Rr. “Komuna e Parisit”, pallatet Katana, Tirane.

22. “Qendra Shqiptare për Edukim Politik, Mediatik dhe Pjesëmarrje” (CEAPAL)Rr. “Mustafa Matohiti”, pallati ABAU, nr 2/3. Tirane.

23. “Qendra Media – Plan” Rr. “Sulejman Delvina”, Zayed Business Center, kati 7, zyra nr.701. Tirane.

24. “Qendra Agjencia Kombëtare e Inovacionit” (AKI) Rr. “Isa Boletini”, nr. 87, Tirane.

25. “Qendra “Media Aktive” (MA)”,Bul “Deshmoret e Kombit” Hotel Rogner.Tirane.

26. “Qendra “Open Doors” Rruga:Frederik Shiroka Tirane.

27. “Qendra per Perfshirje,Komunikim dhe Ndryshim.(CEAPALNET).Rrug, “Hasan Vogli”, Pall 10, Ap 6, Tirane

28. “Qendra “Instituti per Demokraci, Media dhe Kulture(IDMC) Rrug “Qemal Stafa”, Pall 292, Kati i 8, Kutia postare 214,Tirane.

29. “Qendra Shqiptare per Media dhe Reforme” Rrug “Mihal Grameno”,Pallati Nr.10/1,shkall 3,28. Tirane.

30. “Qendra e Formimit Profesional Multimedial” Rrug Medar Shtylla, ish-godina e televizionit NTV. Tirane.

31. “Qendra Media Circus” Rrug. “Saraceve” Nr. 52, Tirane.

32. “Qendra Instituti i Studimeve Politike” Bul. “Gjergj Fishta”, projekti 2000, kulla 5, ap.6. Tirane.

33. “Qendra Media dhe Cështjet Shoqërore” (QMÇSH) Rr. “Marubi”, ap.24. Tirane.

34. “Qendra Fakt” Bul. “Deshmoret e Kombit”, kullat binjake, kulla nr.1, kati 14, suita nr.2, Tirane.

35. “Qendra Utilis” lagjia “Selam Musai”, Rr. “Baba Abaz”, pallati 9, ap.16. Tepelene

36. “Qendra Rajonale Syri i Medias se Re”, Selia ne Gjirokaster “Qafa e Pazarit” perballe Keshillit te Qarkut.

37. “Qendra Instituti i Informacionit, Humanitet, Kulture, Edukim, Audio-Film,” Banka e Shqiperise P.3 perballe Postes Qendrore.

38. “Qendra e Medias ABC”,Nr.120, Rruga “Komuna e Parisit”, Pall 1,shk 2 ap 13.

39. “Fondacioni Idea” Rr. “Kopeshti Zoolgjik”, nr 54, Farke. Tirane.

40. “Fondacioni Illyricum Shkodër” lagjia “Ndoc Mazi”, blloku Migjeni, godia 2-Kateshe , Shkoder.

41. “Fondacioni Res Publica” rezidenca Kodra e Diellit, Selite. Tirane

42. “Fondacioni Hapur” Rr. “ Bajram Curri”, pallatet e reja te Aviacionit, nr 16. Tirane.

43. “Fondacioni Teo” Rr. “Abdyl Frasheri”, pallati nr.6/1, ap 12, Tirane.

44. “Fondacioni Art & Media Albania” (FAMA) pallatet 1 Maji, shk. 18, ap 54, Tirane.

45. “Fondacini Media dhe Ligji” Rr. “Sami Frasheri” , pallatet e Aviacionit, Tirane.

46. “Fondacioni A. Alternativ” Rr. “Durresit” pallati 69, shkalla 1, ap 6. Tirane

47. “Fondacioni Lahore Ahmadiyya Islamic Society” (LAIS)Rr. “Ali Baushi”, nr 102, Tirane.

48. “Fondacioni Klubi Media – Art” Bul “Bajram Curri”, pallatet 1 Maji, shk 8, ap 20. Tirane

49. “Fondacioni Qendra Rajonale e Trajnimit dhe Studimit të Mediave” (QRTSM) qendra rajonale e shtypit “Jonalda” ,Berat

50. “Fondacioni Forumi Imazhi & Media” Qyteti Studenti, godina 19, Tirane.

51. “Fondacioni New Media” Rr. “Ali Demi”, pallati 74, ap.81. Tirane.

52. “Fondacioni Insituti Shqiptar i Medias” Rr. “Him Kolli”, nr.45, Tirane,

53. Shoqata Për Monitorim dhe Bashkëpunim Mediatik” Rr,”4 Deshmoret”,pall 199,shk.2,ap 25,Tirane.

54. “Shoqata Miqtë e Medias” Rr.Komuna e Parisit,Nr.142 Tiranë.

55. “Shoqata Për Gazetari Europiane” (SHGE) ,Rr “Pandi Dardha” pall.60,ap.80,Tiranë.

56. “Shoqata Bashkimi Mediatik i Gazetarëve të Qarkut të Beratit”,selia Kinema “13 Shtatori’,kati i I,Berat.

57. “Shoqata Instituti i Menaxhimit të Mediave” Rr.Kavajes ,ish parki i autobuzave ,Tiranë.

58. “Shoqata Free Media Insitute” Rr.”Llazi Miho” ,P.160,ap17,Tiranë.

59. “Shoqata Gazetarët e rinj të Shqipërisë” (EYP-ALBANIA) ,Rr.”Siri Kodra”,nr.93,Tiranë.

60. “Shoqata Gazetarëve Profesionistë Elbasan” selia Hotel “Skampa”kati 2,Elbasan.

61. “Shoqata Lidhja e Gazetarëve të Shëndetit” Blv.”Gjergj Fishta,kulla 1,ap.18,shk 4,Tiranë.

62. “Shoqata e Gazetarëve dhe Studiusve Politik” Rr.”Tomi Kristo “ Nr.3,Tiranë.

63. “Shoqata Social – Kulturore “DHRINOS” Pallati i Kultures ne Dervician Gjirokaster

64. “Shoqata “Familja dhe media-fuqia per ndryshim” Rruga e Kavajes, pall 221, shkall 2, ap 14 Tirane.

65. “Shoqata e Mediave Elekrtonike Shqiptare” Rruga “Dervish Hima”,Ada Tower, Tirane

66. “Shoqata Academic Medical Center”,”Without Walls”Albania”, Lagjia”Kongresi i Elbasanit”, pallati 53 shkalla A Apartamenti 1. Elbasan

67. “Shoqata Media e Lire” Rruga “Komuna e Parisit”, pall. 13/1. Tirane

68. “Shoqata B & B Media Producions” Rrug. “Don Bosko”, Kulla 1, ap.9/5 Tirane.

69. “Shoqata Instituti i Studimeve te Medias, Opinionit dhe Komunikimit publik” Rrug.”Myslim Shyri”, P.51, shk.2,ap.27. Tirane.

70. “Shoqata “Prime Media” Rrug.”Fadil Rada” Pall.9/3 Tirane.

71. “Shoqata Rrjeti i Europes Juglindore per Profesionalizimin e Medias”. Rrug.”Gjin Bue Shpata” Nr.8 Tirane

72. “Shoqata Per Zhvillim Mediatik” Rruga “Islam Alla” Banesa private nr.56,1/2, Njesia Bashkia nr.10 Tirane.

73. “Shoqata “INTERMEDIA GROUP” Rruga” 5 Maji”, Godina 8-kateshe, kati i pare. Tirane

74. “Shoqata “Klubi Shqiptar i Medis” Rruga “Abdyl Frasheri”, Nr 6 Pallati Tekno projekt kati 10, Tirane.

75. “Shoqata “Media, Shoqerizimi dhe Integrimi” Rruga “3 Deshmoret” Pall. Ami2, kati i shtate, hyrja B, Yzberisht Tirane.

76. “Shoqata “Europiane per Kulture Mediatike” Rrug.”Donika Kastrioti”, Pall nr.14, Kati i dyte. Tirane

77. “Shoqata “Europiane Per Media dhe Diversitet Kulturor” Rruga e Kavajes, nr. 95 Tirane.

78. “Shoqata “Keshilli i Medias” Rrug.” Frederik Shiroka”, Kulla 3, Shk. 3, Kati 2, zyra 3. Tirane

79. “Shoqata Media Sociale”,Rr “Gjike Kuqali”,Pall.4/1,Shk.1,Ap.13,Tirane

80. “Shoqata Euro Media” Rr.Dervish Hima,Ada Tower,Tirane.

81. “Shoqata Unioni i Gazetarëve Shqiptare” (UGSH) Rr.”Gjin Bue Shpata”, Vila nr.8,Tirane.

82. “Shoqata “Liasanco Media” (L.M) ,selia në Bërzhitë,30 metra mbi shkollen 9-vjeçare,

“Shoqata Publike” ,Rr.”Dora D’Istria”,nr.3,Tiranë.