Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ me nr.102, 103, 104, 105, 106, dhe 109, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”. KQZ vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 103, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate.
2. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 104, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Republikane.
3. Vijimin e shqyrtimit në mbledhjen e ditës së Hënë, dt. 13.07.2015, të këresave ankimore nr. 102, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Kristian Demokrate, nr. 105, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Demokratike e Shqipërisë, nr. 109, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet.
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Kukës, qarku Kukës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Kukës, qaku Kukës dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 11.
* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 17 mandate
* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 13 mandate
* Lavdrim Shehu, 1 mandat
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Ura Vajgurore, qarku Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Ura Vajgurore, qaku Berat dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 62.
* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 15 mandate
* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 6 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Maliq, qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Maliq, qaku Korçë dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 68.
* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 21 mandate
* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 10 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Divjakë, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Divjakë, qaku Fier dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 56.
* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 21 mandate
* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 10 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Roskovec, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Roskovec, qaku Fier dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 60.
* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 14 mandate
* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 7 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Patos, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Patos, qaku Fier dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 59.
* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 17 mandate
* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 4 mandate
– Projekt-vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Mallakastër, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Mallakastër, qaku Fier dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 61.
* Aleanca për Shqipërinë Europiane, 14 mandate
* Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 7 mandate
– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit dhe relatimin e kërkesave ankimore të depozituara në KQZ me nr.110, 111, 112, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”. KQZ vendosi:
1. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 110, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim.
2. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 111, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim.
3. Kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 112, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve.