Komisioni Rregullator, ditën e Hënë, më datë 14.12.2020, ora 17:30, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimit:
- “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”.
Për shkak të situatës së pandemisë, mbledhja do të zhvillohet on-line nëpërmjet platformës Zoom.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR
Ilirjana NANO