Për z. Shpëtim Ruzhdi Çurumi

Me adresë të njohur: Luz i Vogël, Kavajë.

 

Me shkresën nr. 4090 prot., datë 08.11.2019, Këshilli i Bashkisë Kavajë, ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës, nga Këshilltari, z. Aldo Ilirjan Duro, propozuar nga subjekti politik, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Për plotësimin e vakancës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Bashkia Kavajë, rezulton se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për Këshillin e Bashkisë Kavajë, ka shteruar. Sipas nenit 164, paragrafi 4, i Kodit Zgjedhor, në rast se lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni ka shteruar, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.

Referuar vendimit të Kolegjit Zgjedhor nr. 32, datë 23.07.2019 “Për shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë Kavajë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019, si dhe në bazë të nenit 164, paragrafi 4, i Kodit Zgjedhor, herësi më i lartë brenda koalicionit i takon subjektit politik Partia G-99.

Në këto kushte zëvendësimi i vakancës do të bëhet sipas përcaktimeve të nenit 164, paragrafi 2, i Kodit Zgjedhor me kandidatin e radhës. Në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar kandidatin për anëtar në Këshillin Bashkiak me numër rendor 02, 03, 04, 05, 06, 07, 08, 09 me kërkesë për plotësim dokumentacioni si kandidat vijues nga lista shumemërore e Partisë G-99, për Këshillin e Bashkisë Kavajë, të cilit i kalon mandati i Këshilltarit.

Referuar nenit 11, të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, Kreu II, paragrafi 3, parashikon se: “Në rastet kur procedura e kandidimit, zgjedhjes apo emërimit për pozicionet dhe subjektet e parashikuara në nenet 2 dhe 3, të ligjit, atëherë organi kompetent e njofton atë që, brenda 10 ditëve nga njoftimi, të depozitojë të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, sipas këtij vendimi, me përjashtim kur parashikohet ndryshe me ligj.

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim. Në këtë rast, organi kompetent ndërpret procedurën për propozimin e këtij subjekti për t’u kandiduar, zgjedhur apo emëruar në atë funksion publik.

Nëpërmjet afishimit publik të kërkesës për dorëzim të Formularit të Vetëdeklarimit dërguar kandidatëve për anëtarë në Këshillin Bashkiak, në mbështetje të nenit 162 të Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin, rezulton se kandidatët për anëtarë në Këshillin Bashkiak, nuk kanë depozituar Formularin e Vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas afateve të përcaktuara në njoftimet përkatëse.

Në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, procedon me kandidatin vijues të listës shumemërore të subjektit politik partia G-99, Bashkia Kavajë, të cilit i kalon mandati i këshilltarit, me numër rendor 10, z. Shpëtim Ruzhdi Çurumi.

Përpara plotësimit të vakancës në Këshillin e Bashkisë Kavajë, kandidati i listës shumemërore të Partisë G-99, z. Shpëtim Ruzhdi Çurumi, duhet të depozitojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda 10 ditëve formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit.

Me shkresën nr. 2009 prot. datë 12.11.2020, kandidatit i është dërguar në adresën e njohur si më sipër, njoftimi për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Nga njoftimi i postës, i kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se adresa është e panjohur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” ka vendosur të bëjë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij. Kjo shpallje do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Data e shpalljes së njoftimit mban datën e mësipërme në ditën e protokollimit të tij.  Afati përfundimtar për dorëzimin është 20 ditë nga data e shpalljes të këtij njoftimi.

Me afishimin e kësaj shpallje, kandidati vihet në dijeni për njoftimin e saj për dorëzimin e formularit të vetedeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të sipërcituar, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall faktin e moszgjedhshmërisë.

Formulari i Vetëdeklarimit duhet të jetë i plotësuar me kompjuter, në të gjitha seksionet e tij dhe në rast se ndonjë nga pjesët e formularit nuk mund të plotësohet, për mungesë të faktit, atëherë personi duhet të shënojë me vizë (/) atë pjesë, në mënyrë që të shmanget plotësimi apo rregullimi i mëvonshëm i saj, në përputhje me Kreun II, pika 7, dhe Kreun III pika 2, e Vendimit të Kuvendit nr.17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

                                                                             

  SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

     Ylli MERKAJ