Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 28.02.2020, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimeve:
- Për shqyrtimin e kërkesës së 12 nismëtarëve, me objekt “Për fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë”.
- “Miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETAR
Klement ZGURI