NJOFTIM
Për shtyrje të afatit për zhvillim e procedurës lëvizje paralele, në kategorinë ekzekutive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 ”Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dekretit të Presidentit për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30 Qershor 2019, ndodhet në pikën kulmore të aktivitetit të tij, në atë të administrimit të tabelave të rezultateve nga KZAZ, procesit të shqyrtimit administrativ të ankimeve të paraqitur nga subjektet zgjedhore, pregatitjes së dosjeve përkatëse për çdo ankim brenda afateve dhe mënyrës së përcaktuar në Kodin Zgjedhor, hartimit të projekt-akteve për rezultatin e zonës së administrimit zgjedhor, zonës zgjedhore dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Njësia e burimeve njerëzore, në bazë të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013” Për nëpunësin civil” i ndryshuar kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, VKM, nr.243, datë 18.03.2015” Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, pas përfundimit të proçedurave dhe vlerësimit përfundimtar të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët ka shpallur zj.Lorena Mavriqi, kandidatin që do të vazhdojë konkurrimin në procedurën e lëvizjes paralele, në kategorinë ekzekutive.
Nisur nga sa sipër nga rëndësia e procesit zgjedhor, ngarkesën institucionale të të gjithë administratës së KQZ-së (faktit që anëtarët e KLP kanë detyra kyçe në administrimin e këtij procesi) lidhur me menaxhimin e procesit zgjedhor për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve objektivisht është i pamundur zhvillimi i procedurës lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive për pozicionin e punës specialist/Jurist prokurimesh.
Në zbatim të Ligjit nr.44/2015 “Kodi i proçedurave administrative” kreu II, neni 41, 42, 67 dhe neni 91 pika 2 e tij, Njësia e Burimeve Njerëzore vendosi;
1.Shtyrjen e afatit për zhvillimin e procedurës “Lëvizje paralele brenda së njëjtës kategori”.
2.Njoftimin e kandidatit i cili ka plotësuar kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë, më 02.07.2019