Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:
- Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.58 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia Kombëtare Konservatore Albania, me objekt shpallen e pavlefshme të zgjedhjeve në QV nr. 0686, QV nr. 07091, QV nr. 07141, QV nr. 07142, QV nr. 07171, QV nr. 07294, QV nr. 0740, QV nr. 07403, QV nr. 0727, QV nr. 0770, QV nr. 0705, Bashkia Lezhë”. Pas shqyrtimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.33 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”. KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.38 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Shkodër”. KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.61 paraqitur nga kandidati për kryetar bashkie i propozuar nga subjekti Bindja Demokratike, me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Kamëz”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe mos kalimin për shqyrtim të mëtejshëm.